Wednesday, June 18, 2025

Shqipëria mund Çekinë 2-1 dhe siguron kualifikimin në 1/16. ”Socca EuroCup 2025”

Lexo

Shqipëri-Çeki 2-1(Shënues: Steven Kodra 9’, 24’)

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit “Socca 6×6” ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke mposhtur Çekinë me rezultatin 2-1 dhe siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave të Europianit që po zhvillohet në Moldavi.

Heroi i sfidës për kuqezinjtë ishte Steven Kodra, i cili realizoi dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 24, duke i dhënë ekipit avantazhin e nevojshëm për të marrë tre pikët vendimtare.

Çekia reagoi me një gol në minutën e 33-të, por Shqipëria ruajti avantazhin deri në fund dhe do të përballet me Francën në raundin e 1/16-ave.

Ky sukses vjen pas një performance të mirë të ekipit kuqezi në grup.

Tashmë vëmendja është e gjitha te përballja ndaj Francës, që do të luhet ditën e nesërme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img