Tuesday, November 26, 2024

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Lexo

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1

(Shënues: Nuredini 64’)

Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi, Rinaldo Nela, Jetmir Laze, Matias Gici, Jurgen Peçi, Fabiano Mavriqi, Xheto Joi Nuredini, Alex Bezati. Trajner: Agron Kërçova

Kombëtarja shqiptare U-16 ka luajtur sot në Podgoricë miqësoren e parë nga dy të programuara për t’u luajtur ndaj Malit të Zi U-16, duke fituar me rezultatin 1-0. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova e nisi ndeshje me këtë formacion: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi, Rinaldo Nela, Jetmir Laze, Matias Gici, Jurgen Peçi, Fabiano Mavriqi, Xheto Joi Nuredini, Alex Bezati.

Ndeshja e luajtur në kompleksin e Federatës Malazeze të Futbollit ka qenë e balancuar dhe me raste për shënim nga të dyja skuadrat. Ndonëse grupi kuqezi përbëhej nga lojtarë të ftuar rishtazi në këtë ekip, paraqitja ka qenë mjaft pozitive, duke treguar kompaktësi gjatë gjithë takimit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë tekniku Kërçova bën menjëherë tre zëvendësime duke nxjerrë nga loja Murselo Dervishin, Rinaldo Nelan dhe Alex Bezatin e në vend të tyre futen në fushë Filipo Qendro, Ibrahim Rata, Tedi Malaj. Në minutën e 64-t vjen edhe momenti vendimtar i miqësores me Xheto Joi Nuredinin që merr një top në mesin e fushës dhe pas një galopim në të majtë, duke dribluar edhe një mbrojtës malazez, hynë në zonë dhe godet saktë me të majtën, duke e dërguar topin në rrjetë. Shqipëria U-16 kalon në avantazh me një super-gol të talentit Nuredini, ndërsa trajneri kuqezi freskon sërish forcat në fushë duke futuar në lojë Elio Nderjakun, Leon Misjan dhe Samuel Xhafkollari, të cilët zëvendësojnë Nuredinin, Gicin dhe Peçin.

Pavarësisht përpjekjeve të malazezëve për të ndryshuar rezultatin, kuqezinjtë arrijnë të menaxhojnë siç duhet ndeshjen deri në fund duke fituar e rezultatin 1-0. Një provë mjaft e mirë për ekipin shqiptar me disa elementë vërtetë të talentuar në përbërje.

Pas ndeshjes Kombëtarja U-16 do të kthehet në Shkodër për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore me Malin e Zi U-16 që do të luhet më datë 9 dhjetor në stadiumin “Reshit Rusi” në ora 12:00.

Trajneri i ekipit kuqezi, Agron Kërçova ka ftuar 24 lojtarë për këto miqësore, që të gjithë lojtarë të vitlindjes 2007, ndërsa 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja, më së shumti nga Italia. Bëhet fjalë për një pjesë të lojtarëve që janë testuar në Kombëtaren U-15 më parë, ashtu sikurse ka edhe lojtarë që janë testuar nëpër seleksionime të ndryshme.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img