Thursday, April 25, 2024

(Video) Gazetari i njohur sportiv, Elvis Rexha: Vllaznia humbi Superkupën, por fitoren njërin nga trofetë e sezonit, Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë

Lexo

Për gazetarin e njohur sportiv, Elvis Rexha, Superkupa e Shqipërisë dhuroi emocione të shumta, ku të dyja skuadrat, si Tirana dhe Vllaznia ishin të denja për ta fituar trofeun. Duke folur pas ndeshjes për Veriu Sport, gazetari dhe komentatori i njohur i Supersport, Elvis Rexha, që është edhe nip Shkodre, shprehet:

“E rëndësishme është që pamë një finale të mirë, të bukur, një ndeshje e cila realisht përkon me atmosferën në të cilen gjendemi, atmosferën e botërorit. Dhe, më bëhet qejfi që ishte një finale, e cila në fund nuk pati kontestime mbi të gjitha për mënyrën sesi erdhi rezultati dhe sesi u luajt në fushë. Përderisa Tirana, fitoi brenda kohës së rregullt, besoj se është rezultati më i drejtë, edhe pse duhet thënë se të dyja skuadrat dhanë maksimumin. Unë, do të thosha se edhe Vllaznia me pak përqëndrim mund ta kishte bërë për vete trofeun e Superkupës.”

I pyetur, sesa mund të ndikojë ky ballafaqim në ecurinë e kampionatit, Rexha përgjigjet: “Besoj se nuk ka lidhje shumë me kampionatin, do të jetë një ecuri dhe garë tjetër kampionati, mund të jetë një bonus psikologjik, por nuk besoj se do të ndikojë shumë.”

Ndërsa, sa i takon vazhdimësisë dhe pretendimeve të Vllaznisë për sezonin 2022-2023, Rexha ka bindje se skuadra kuqeblu, i ka forcat për të fituar njërin nga trofetë, Kampionatin ose Kupën e Shqipërisë. “Realisht, shpresoj shumë që Vllaznia të fitojë një nga dy trofetë. Mendoj se ka ekipin e duhur, elementët e duhur, dhe jam i bindur se një nga dy trofetë do ta fitojë patjetër”, përfundon për Veriu Sport, gazetari sportiv i DigitAlb, Elvis Rexha.

(Video) Intervisten e plotë me gazetarin sportiv, Elvis Rexha, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Veriu Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img