Thursday, March 28, 2024

Vllaznia humb çerekfinalen e dytë 1-0, por kualifikohet në gjysmëfinale. Portjeri Kristi Qarri, vendimtar në ruajtjen e portës kuqeblu

Lexo

Partizani-Vllaznia 1-0(Shënues: Mensah 25’)

1 me 0 në favor të Partizanit është mbyllur çerekfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Fitore kjo që nuk i mjaftoi vendasve për të kaluar turin, sepse fitorja e ndeshjes së parë nga Vllaznia me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e parë luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, me rezultatin e përgjithshëm, 3-2, e kualifikon skuadrën kuqeblu në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se Vllaznia nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, teksa në minutën e 25-të ndëshkohet me golin e shënuar nga Mensah. Edhe pas golit të avantazhit, Partizani vijoi të sulmonte për të gjetur golin e dytë, i cili do ta çonte ndeshjen në shtesë. Në minutat në vazhdim, Vllaznia erdhi duke e rritur nivelin e lojës së saj, por gjithësesi, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit me rezultain 1-0.

Nën reshjet e dendura të shiut, u luajt një pjesë e dytë shumë emocionuese, ku përsëri protagonist ishte skuadra vendase, e cila në kërkim të golit të dytë ushtroi presion në portën kuqeblu. Rastet për gol ishin të shumta, dhe nëse Vllaznia nuk pësoi gol, kjo erdhi për meritë të portjerit Kristi Qarri, i cili në disa momente u shfaq si “heroi” i takimit duke u bërë shpëtimtari kryesor i portës shkodrane.

Minutat e fundit ishin shumë dramatike, sidomos në të 87-tën, kur Partizani arrin të shënojë me Carën, por pas verifikimit të sistemit VAR, arbitri konstatoi se sulmuesi i Partizanit Da Silva kishte shkaktuar faull në dëm të kapitenit Gurishta duke bërë që goli të anulohej.

6 minutat shtesë u përcollën me shumë emocion nga të pranishmit, për vetë këmbënguljen e Partizanit për golin që e çonte ndeshjen në shtesë, por nga ana tjetër, ishte Kristian Vulaj ai i cili me një goditje diagonale me kokë, iu afrua shumë golit të barazimit.

Vërshëllima përfundimtare e arbitrit Bajramaj, fikson rezultatin 1-0 për Partizanin, por që nuk i mjafton, sepse është Vllaznia që kualifikohet në gjysëmfinale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img