Wednesday, May 8, 2024

Sinjale pozitive për KF Murlanin, Bashkia Vau Dejes miraton një fond të veçantë financiar për klubin

Lexo

Për Klubin e Futbollit Murlani, duket se po vijnë ditë të mira. Deri më tash, financimin e aktivitetit sportiv të ekipeve të futbollit Murlani e ka mbuluar presidenca e klubit me dy vëllezërit, Përparim dhe Bledar Rraboshta. Për hirë të së vertetes presidenca “Rraboshta”, me një sërë aktivitetesh private, përfshirë edhe kompleksin turistik, Gardenland Resort-Barbullush, ka meritën e duhur që në momentet e themelimit të klubit dhe deri në ditët e sotme kur me siglën e KF Murlani përfaqësohen një sërë ekipesh, duke filluar nga grupmoshat 8-të vjeçare dhe deri në ekipet e rritura për meshkuj dhe femra.

“Rraboshta” kompani, do të vijojë të jetë në krye të financimit të klubit duke mbajtur kësisoj premtimin për masivitetin e sportit në zonën e Barbullushit, por edhe për tërë rajonin e Bashkisë Vau Dejes, por për t’u theksuar është se tashmë në mbështetje të këtij klubi ka dalë edhe institucioni vendor.

Bëhet fjalë për miratimin e një fondi financiar të akorduar nga Bashkia Vau i Dejes në adresë të KF Murlani. Një fond ky, që sipas drejtuesve të KF Murlani, pritet të japë efektin e duhur në mbarëvajtjen e administrimit të klubit në fjalë.

Për këtë, nga ana e drejtuesve dhe stafit të KF Murlani, falenderimet më të mëdha shkojnë për Kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, i cili si një ish sportist kampion në atletike me Vllazninë, po tregohet i gatshëm të ndihmojë edhe sektotin e sportit në territorin e bashkisë që ai administron.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img