Thursday, April 18, 2024

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Shkupi e Drita kualifikohen, Ballkani eliminohet

Lexo

Skuadra e Shkupit ka arritur të kualifikohet për në raundin e dytë të Champions League, pavarësisht humbjes 0-2 me Lincoln Red Imps, kampione e Gjibraltarit. Kampionët e Maqedonisë së Veriut vinin në këtë sfidë pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe kjo humbje nuk i pengoi për të vazhduar më tej ku në raundin e dytë do të përballen me kroatët e Dinamo Zagreb.

Në Conference League, Drita ka marrë një fitore të rëndësishme, 3-0 përballë Inter Turku, që i jep të drejtën për të vazhduar në raundin e dytë të këtij kompeticioni ku do të takohet me belgët e Antëerp. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Finlandë, gjilanasit shpërthyen në “Fadil Vokrri” duke shënuar me Simonovski 2’ dhe Muja 49’ e 51’.

Skuadra e Ballkanit, kampione e Kosovës, është eliminuar në raundin e parë të Champions pas humbjes 1-0 të pësuar në fushën e skuadrës lituaneze, Zalgiris. Pas ndeshjes së parë të mbyllur në barazim 1-1, në ndeshjen e kthimit u desh koha shtesë për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar. Një gol i Oyeëus në minutën e 97-të u dha të drejtën kampionëve të Lituanisë për të vazhduar më tej. Ballkani do të zbresë në Conference League ku e prêt La Fiorita(San Marino).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img