Thursday, March 28, 2024

Sponsori Xhaferi 10 milion lekë premio kuqebluve për fitore. Teuta-Vllaznia, ora 16.00 në “Niko Dovana”

Lexo

Vllaznia kryesuese me 41 pikë dhe Teuta e treta në renditje me 37 pikë ballafaqohen pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në kuadrin e javës së 22-të të kategorisë  Superiore. Një ndeshje që pritet me shumë interes, jo vetem nga fansat e të dy kampeve përkatëse, por edhe nga skuadrat e tjera, sidomos ato të kreut të tabelës së klasifikimit që pretendojnë të kapin kreun, por edhe zonën europiane.

Për Vllazninë, e cila vjen pas një seri ndeshjesh jo të mira, përfshirë edhe këtë të fundit me Tiranën që u mund 1 me 2 në “Loro Boriçi”, kërkohet me patjetër rikthimi tek fitorja, sepse në rast të kundërt situata në kampin kuqeblu do të përkeqësohet edhe më shumë duke vënë në rrezik serioz kreun e renditjes.

Është kjo arsyeja, që me qëllim motivimin e skuadrës për të arritur marrjen e tre pikëshe, sponsori Alban Xhaferi ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milion lekësh për fitore. Tashmë mbetet për t’u parë, nëse kuqeblutë do të jenë në gjendje që ta përfitojnë këtë premio. Një fitore 3 pikëshe sot ndaj Teutës do të thoshte shumë për skuadrën kuqeblu pasi përforncon pozitat në krye të renditjes duke u shkëputur në 7 pikë nga durrsakët që e ndjekin në vendin e tretë me pikë të barabarta me Laçin, ndërkohë që nga ana tjetër, ngrohin edhe xhepat e tyre me premion e majme të vënë në dispozicion nga sponstori kuqeblu, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img