Friday, May 3, 2024

Start i mbarë për MFC Panthers. Ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani mund të transfertë tiranasit e FC Jata

Lexo

Që prej ditës së djeshme ka nisur Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9 “Sunday League”, aktivitet në të cilin marrin pjesë 36 skuadra të ndarë në dy grupe që organizohet për të tretin vit me radhë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, ku konkuruesit kanë qënë ekipe vetëm nga Tirana, në këtë edicion të ri 2022-2023 është shtuar edhe ekipi MFC Panthers që drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani, i vetmi që merr pjesë nga rrethet.

Sipas kalendarit të miratuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, sektori i futbollit 9×9 “Sunday League”, ekipi shkodran MFC Panthers, ndeshjen e parë e ka luajtur në kryeqytet dukë pasur përballë skuadrën vendase, FC Jata.

Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Valdano Nimani, Brendon Smajli, Semir Gokaj, Admir Mehja, Albert Mila, Oltion Drabeja dhe Ardit Mesi, kanë qënë futbollistët të cilët e kanë nisur ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që gjatë ndeshjes trajneri Fatmir Axhani ka aktivizuar edhe lojtarët e tjerë, si Fatjon Nutaj në portë, për të vijuar me Ergin Axhanin, Eglant Berhanin, Izmirald Osmanin, Redi Osmanagen, Asar Bashin.

3 me 0 në favor të ekipit shkodran, MFC Panthers ka përfunduar kjo ndeshje e parë e kampionatit të futbollit 9×9 duke shënuar kështu një start mjaft të mbarë për ekipin e drejtuar nga Fatmir Axhani.

Autor të golave për skuadrën shkodranë janë Semir Gokaj, Besfort Gjoklaj dhe Redi Osmanaga.  Fitore kjo, por edhe loja cilësore e demosntruar nga formacioni shkodran, japin sinjalin e drejtpërdrejt për kundërshtarët e tyre duke deklaruar Panthers si ekipin pretendent kryesor për fitimin e titullit kampion.

Megjithatë, deri arritja e këtij objektivi ka shumë punë, pasi MFC Panthers e presin ndeshje akoma edhe më të forta, ku ndeshja e radhës është ajo që do të luhet javën e ardhshme po në Tiranë përballë ekipit “Futura Dent”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img