Friday, April 19, 2024

Të gjitha rrugët të çojnë në “Loro Boriçi! Sot ora 16:00 Vllaznia-Vorskla Kharkiv(Ukrainë). Një Shkodër e tërë për të mbështetur vajzat futbolliste drejt kualifikimit në 16-të më të mirat e Europës- Hyrja falas

Lexo

Vllaznia në futboll për femra është gati të shkruajë historinë! Sot, duke filluar nga ora 16: 00 skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka përballet në stadiumin “Loro Boriçi” me kampionen e Ukrainës, Vorskla Kharkiv.

Ndeshja e parë e luajtur të mërkurën e kaluar po në këtë stadium është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, ku për skuadrën kuqeblu autore e golit ishte Megi Doçi. Për të përcaktuar skuadrën që kalon në turin tjetër duhet pritur ndeshja e sotme, ku një fitore e Vllaznisë me çdo rezultat e kalon atë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës mes 16-të më të mirave europiane.

Në rast barazimi të ndeshjes së dytë, rregullorja përmban shtyerjen e ndeshejs 2×15 minuta, dhe nëse ka përsëri barazim, atëherë do të nevojitet gjuajtja e penalltive.

Në kampin kuqeblu ka optimizëm për ta kurorëzuar me sukses këtë sfidë të dytë përballë kampiones ukrainase. Madje, në objektivin e e tyre, çështja e kualifikimit parashikohet të mbyllet brenda kohës së rregullt prej 90-të minutash.

Pozitive për Vllazninë në këtë sfidë janë edhe dy rikuperimet e titullareve, Luçie Gjini dhe Arbenita Curraj, të cilat janë të gatshme për teknikun Leka.

Për realizimin e objektivit të kualifikimit, Vllaznia e femrave ka nevojë për tifozët e saj të mrekullueshëm, të cilët për hirë të së vertetes nuk munguan as në ndeshjen e parë. Por, natyrisht që sot është sfida vendimtare që vulos ekipin kualifikues. Ndaj, siç është thënë rëndom në raste të tilla të ndeshjeve vendimtare, “Të gjitha rrugët të çojnë në “Loro Boriçi”!”

Që do të thotë se vajzat futbolliste të Vllaznisë, ju bëjnë thirrje të gjithë shkodranëve por edhe më gjërë që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Ato kanë nevojë për mbështetjen e tyre, për duartrokitjet dhe ovacionet e tyre. Hyrja është falas! Suksese Vllazni!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img