Friday, May 3, 2024

Statuja e Maradonës në aeroportin e Buenos Aires, një tjetër respekt për yllin e futbollit botëror

Lexo

 

Prej sot dhe tutje, pasagjerët që do të kenë mundësinë të udhëtojnë në aeroportin e Ezeiza në Buenos Aires, do të kenë mundësinë të shijojnë statujën e yllit të futbollit botëror, Armando Diego Maradona. Një mundësi e mirë që përmes statujës të rikthejnë në vemendje karrieren e tij tejet të pasur në fushën e futbollit.

Një tjetër vepër madhështore për Pibe de Oro pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradona, e bërë nga PET, u zbulua në aeroportin Ezeiza në Buenos Aires. Fillimisht u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina dhe ish-bashkëshorten Claudia Villafane, por më pas radha e të gjithë udhëtarëve që tani e tutje do të mund ta admirojnë në katin e parë të Terminalit A.

Ndërtimi i monumentit filloi me mbledhjen e imazheve të Diego-s në Kupën e Botës 1986, ndërsa dizajni u bë nga disa artistë dixhitalë duke përdorur softuer 3D. Statuja më në fund u ngjyros me bojë automobilistike për t’i dhënë asaj një prekje ‘metalike’. “Kjo statujë është vetëm një gjest mirënjohjeje dhe homazhi për një kampion të madh që u ka dhënë gëzim të pafund argjentinasve dhe tifozëve të futbollit në të gjithë planetin”, tha Martín Eurnekian, president i Aeropuertos Argentina 2000, kompania që menaxhon aeroportet në shtet e Amerikës së Jugut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img