Saturday, July 27, 2024

Analiza e Bardh Maçit për ndeshjen fantastike të Brojës në Premier Ligë

Lexo

Ka qënë pjesë kryesore e kolegjumit të arbitrave të futbollit të Shkodrës duke gjykuar për shumë vite me sukses ndeshje të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Ndërkohë, pas emigrimit jashtë vendit, Bardh Maçi, prej shumë vitesh pasionin e tij për gjykimin vazhdon ta ushtrojë edhe në Irlandë. Të gjitha këto, e kanë bërë shkodranin e njohur, Bardh Maçi të jetë shumë afër jetes sportive, dhe sidomos futbollit, komentet dhe analizat e të cilit vazhdimisht kanë tërhequr vemendjen e duhur të opinionit sportiv.

I tillë është edhe komenti i përcjellë mbrëmjen e sotme lidhur me ndeshjen fantastike që zhvilloi Armando Broja në duelin, Crystal Palace vs Sauthampton.

—————————————————-

“Crystal Palace vs Sauthampton 2-2

———————————————————-70 min loje luajti Armando Broja pasi vinte nga nji demtim dhe u zevendesu nga Irlandezi Shane Long.

Ne 45 min e pjeses se pare Broja bani 4 inkursione individuale me shpejtesine dhe forcen fizike qe ka.

1- Ne presing e siper i rremben topin kundershtarit dhe vrapon me topin rreth 50 meter dhe pason te shoku i tij dhe fatkeqesisht nuk pason perseri te Broja por gjuan shume keq jashte.

2- Perseri Broja ne presing i rremben topin kundershtarit dhe e detyron ate te nderhyje keq ndaj tij duke e terhequr nga fanela pasi po i drejtohej zones dhe arbitri me te drejte e ndeshkon me karton te verdhe mbrojtesin e Crystal Palace.

3- Broja shperthen me force dhe ne hyrje te zones pengohet nga mbrojtesit e Crystal Palace dhe arbitri jep faull dhe ky faull kthehet ne nji SUPER GOL nga mesfushore Proëse.

4- Vet Broja pasi merr nji top nga shoket e tij ne hyrje te zones ma shume se 20 metra perballe portes se Crystals Palace gjuan tokas ne krahun e djathte te portjerit dhe SUPER GOL.

Se çfare duhet me ba ma shume ky SUPER qendersulmues 21 vjeçare si Broja, per me lujte ne formacionin baze te kombetares tone KUQ e ZI, vetem dyshja DUKA-REJA e dijne ”, –shkruan Bardh Maçi në komentin e tij simpatik rreth paraqitjes së Armando Brojës në sfiden, ArbCrystal Palace vs Sauthampton.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img