Saturday, July 27, 2024

Super goli i Doçit nuk mjafton, Vllaznia eleminohet nga Liga e Kampioneve

Lexo

VLLAZNIA 1-2 VALUR (90’+1′ Doçi/ 23′ Agustsdotir, 81′ Bjorgvinsdotir)

Vllaznia e femrave është mposhtur në “Loro Boriçi” nga Valur me rezultatin 2-1 në finale e Grupit 7 të Ligës së Kampioneve.

Ishte islandezet ato që shënuan të parat në minutën e 23-të me anë të Ágústsdóttir. Ky rezultat, 1-0 për Valur, mbylli dhe pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 81-të islandezet dyfishuan rezultatin me anë të Björgvinsdóttir. Në minutat shtesë të takimit, Megi Doçi arriti të realizojë një super gol nga distanca, por që ky gol nuk mjaftoi për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar/

Kështu Vllaznia e femrave eliminohet nga Liga a Kampioneve duke humbur mundësinë për të vazhduar më tej. Në Grupin 7, në vendin e tretë u rendit Fomget e Turqisë që mundi 6-0 Hajvalinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img