Sunday, December 1, 2024

Superiore, çifti i fundit Kukësi-Teuta 0-3, durrsakët ndjekin Vllazninë në vendin e dytë me 6 pikë më pak

Lexo

Me ndeshjen Kukësi-Teuta, që ishte edhe çifti i fundit i kalendarit të kësaj të mërkure është mbyllur java e 12-të të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar, e cila ishte e fundit për vitin 2020. Sfida e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, foli për durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini, të cilët fituan me rezultatin 0 me 3 me golat e shënuar nga E. Vila 65′, Bregu 69′ dhe L.Vila 90+2’. Me këtë tre pikësh, Teuta parakalon Partizanin dhe Kukësin në renditje, dhe tashmë me 20 pikë pozicionohet në vendin e dytë, pas Vllaznisë që kryeson kampionatin me 26 pikë. Partizani zbret në vendin e tretë me 19 pikë. Kukësi dhe Laçi me pikë të barabarta nga 17-të rënditen në vendin e 4-t dhe të 5-të. Dhe, pastaj me radhë janë Tirana dhe Kastrioti në vend të gjashtë dhe të shtatë me 16 pikë. Bylisi, Skënderbeu dhe Apolonia mbyllin tabelën e klasifikimit, respektivisht me nga 11, 9 dhe 8 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img