Tuesday, November 18, 2025

Superiore-Java e 11-të luhet në tre ditë. Vllaznia-Dinamo, të shtunën, ora 17:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 11-të e “Abisnet Superiore” sheh të pesta ndeshjet e elitës së futbollit në vendin tonë të shpërndahen në tre ditë,teksa do të ketë sfida shumë të rëndësishme mes skuadrave që jan në katërshen e parë aktualisht.

Ndeshjet fillojnë me duelin mes Bylisit dhe Flamurtarit që zhvillohet të premten në orën 17:00 në Vlorë, pasi ekipet këmbyen stadiumet në fazën e parë të kampionatit meqë impianti i vlonjatëve nuk ishte gati.

Të shtunën luhet fillimisht ndeshja me Tiranës dhe Vorës në drekë në kryeqytet, ndërsa më pas në darkë Vllaznia pret Dinamon në një duel të ethshëm mes dy rivalësh për titullin.

Të dy ndeshjet e të dielës luhen në orën 17:00,me Teutën që pret Partizanin,si dhe me sfidën tjetër brenda katërshes mes Elbasanit dhe Egnatias.

Të premten

Bylis-Flamurtari(17:00)

Të shtunën

Tirana-Vora(14:00)

Vllaznia-Dinamo(17:00)

Të dielën

Elbasani-Egnatia(17:00)

Teuta-Partizani(17:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img