Monday, December 9, 2024

Superiore-Java e 16-të, mbyllet pjesa e parë Tirana-Laçi 0-0. Bardheblutë pa trajnerin Dede, pas debatit me drejtuesit është larguar para fillimit të ndeshjes

Lexo

Pas tre ndeshjeve të luajtura dje, Kukësi-Bylis 2-1, Skënderbeu-Apolonia 1-1 dhe Vllaznia-Kastrioti 0-0, sot luhen edhe dy ndeshjet e tjera të kësaj jave, Tirana-Laçi dhe Teuta-Partizani, e para në orën 13.45 dhe e dyta në 16.45.

45 minuta e para të sfidës Tirana-Laçi kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0 me 0. Për t’u theksuar është se skuadra bardheblu nuk po drejtohet në këtë ndeshje nga trajneri i tyre Nevil Dede. Nga sa mësohet, tekniku Dede ka mbërritur me skuadrën në stadiumin “Selman Stermasi” rreth një orë përpara fillimit të ndeshjes, dhe pas analizës së zakonshme me skuadrën në dhomat e zhveshjes ka fiksuar formacionin që do të zbriste në fushën e lojës. Por, gjithnjë nga burime të brendshme të klubit bardheblu mësohet se në stafin tiranas ka pasur debate në lidhje me njërin nga emrat e futbollistëve që i ishte besuar formacioni. Një zgjedhje kjo e Dedes që nuk ka gjetur mbështetjen e drejtuesve, gjë e cila ka mbërritur deri në zyrën e presidentit Refik Halili, aty ku pas debateve me trajnerin Dede, ky i fundit mësohet të mos ketë qënë dakort me reagimin e drejtuesve dhe me këtë rast është larguar nga stadiumi duke mos marrë përsipër të drejtojë skuadrën në këtë ndeshje. Së bashku me të është larguar edhe ndihmësi i tij Uku, ndërkohë që Tiranën po e drejton në pankinë drejtori sportiv, Teofik Osmani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img