Wednesday, April 24, 2024

Mentor Mazrrekaj ndëshkon bardheblutë, Tirana-Laçi 0 me 1, enigma e largimit të trajnerit Dede…

Lexo

Minuta e 72-të, goditjë dënimi për skuadrën laçjane. Është Mentor Mazrrekaj që nga një distancë rreth 30 metra ekzekuton mjeshtrisht, topi i gjuajtur prej tij pasi merr një hark mbi murin bardheblu përfundon drejtpërdrejt në trekëndëshin e djathtë të portës vendase duke mos pasur asnjë mundësi që të ndalet nga portjeri Bekaj. Ky ishte momenti kulmor në sfidën Tirana-Laçi e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, gol i cili vendosi fatin e takimit ku Laçi fiton me rezultatin 0 me 1. Një fitore që e ngre edhe më shumë skuadrën e Shpëtim Duros, jo vetëm në aspektin e pikëve, por edhe më shumë moralisht duke i dhënë më tepër motiv dhe besim për të kërkuar ngjitjen në grupin e skuadrave kryesuese. Ndërkohë, që humbja e kësaj ndeshje për Tiranën është fatale për bardheblutë, të cilët tashmë janë larguar përfundimisht nga pretendimet e fitimit të titullit kampion.

Përtej rezultatit, ngjarja e ndodhur pak minuta përpara fillimit të takimit me atë largim të papritur të trajnerit Nevil Dede nga drejtimi i skuadrës ka shkaktuar një “tërmet” në kampin bardheblu. Komentet e para janë për një konflikt të teknikut Dede me strukturat drejtuese të klubit përfshirë edhe kupon e presidences, Refik Halili, lidhur me zgjedhjet që trajneri kishte bërë me emrat e formacionit të parë. Reagimet ndaj vendimeve për formacionin e përzgjedhur nga Dede nuk janë pritur mirë nga ky i fundit, i cili ka marrë vendimin që të largohet nga stadiumi duke mos marrë përsipër drejtimin e skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img