Superiore-Mbyllet java e 21-të, Partizani-Laçi 1-1, përfiton Vllaznia që kryeson me 3 dhe 4 pikë më shumë se të kuqtë dhe laçjanët

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Me ndeshjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” prej orës 16.00 mes Partizanit dhe Laçit është mbyllur java e 21-të e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Një sfidë kjo që u ndoq me shumë interes edhe nga Vllaznia, e cila pasi më herët u mund në shtëpi në Tirana me rezultatin 1 me 2, në rast të një fitore të Partizanit, diferenca me të kuqtë shkonte në vetem 1 pikë. Por barazimi në shifrat 1 me 1, me gola të shënuar fillimisht nga shkodrani Çinari në limitin e pjesës së parë dhe  Van Dejv në të 64-tën, shansi ishte përsëri me kuqeblutë, të cilët vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në renditje, por tashmë me vetem 3 pikë më shumë se Partizani dhe 4 nga Laçi. Në takimet e tjera, Bylisi I falet golit të shënuar nga Anthony në të 56-tën me penallti duke fituar 1-0 një ndeshje mbijetese me Skenderbeun, ndërkohë që Kastrioti-Apolonia e mbyllën në barazikm pa gola, 0-0.

Rezultatet e javës së 21-të Superiore

Teuta-Kukësi 2-2 (Bregut 35’,72’/ Eze 70’, Tsintsadze 86’)

Vllaznia-Tirana 1-2 (Dilaver 4′ (pen.) / Batha 6′, Cale 51′)
Bylis-Skënderbeu 1-0 (Anthony 56′ (pen.)
Kastrioti-Apolonia 0-0

Partizani-Laçi  1-1 (Çinari 45+1′ / Van Dejv 64′)

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -