Friday, April 19, 2024

Superiore, Teuta-Vllaznia 0:0, opinion nga ish futbollisti shkodran Fatmir Lugji

Lexo

Ndeshja e javës së katërt të kategorisë Superiore, Teuta-Vllaznia e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Niko Dovana” dhe që përfundoi në baram 0-0 ishte në nivel mesatar. Ekipi i Durrësit, edhe pse kishte disa prioritete, si elementi fushë…gjykimi “made in Duka”…kartoni i kuq i Isaveskit…tregoj se është një ekip i verbër, pa fantazi i çorganizuar taktikisht  dhe i dërmuar moralisht dhe me një gjendje të stresuar psikoligjikisht…përballë një urugani që e ka emrin “Vllazni”. …Edhe pse e dërmuar nga 4 kartona të verdhë dhe 1 të kuq, doli fitimtare në aspektin psikologjik duke treguar se është e pamposhtur dhe fitimtare. Por, por, duhet theksuar, se sot në lojën e Vllaznisë u vërejten edhe disa dobësi të karakterit teknik dhe taktik. Mendoj se stafi teknik duhet ta shikojë me përparësi formalizimin e saktë të formacionit bazë në të tre repartet. Mendoj, se ka nevojë të ndonjë ndryshimi në pozicionet e lojtarëve. Duhet të tregohet kujdes, sidomos nga lojtarët e repartit të mbrojtjes për ndërhyrjet ndaj kundërshtarit, sepse penalizohen me kartona dhe brenda zonës me 11 metërsh. Mesfusha e Vllaznisë ka nevojë për një lojtar fantazist që e përdor dhe e përpunon dhe shpërndan topin mjeshtërisht në aksione  si dikur  Sabah Bizi. Edhe për lojtarët që përfaqësojnë sulmin duhet të shikohet mundësia për ndënje ç’vendosje në role. Vertet ky kampionat do të jetë i lodhshëm për skuadrat ku do të luhen 2 ndeshje në javë, por ndofta mund të jem i gabuar, por gjatë 94 minutave  disa lojtar, sidomos të mesit të fushës treguan lodhje fizike. Sidoqoftë, për barazimin duhen përgëzuar të gjithë lojtart dhe stafi teknik. Sapo përfunduam ndeshjen e katërt të superliges shqiptare dhe Vllaznia na ka bërë krenar për lojën dhe rezultatet pozitive dhe mbreslënëse, dhe si impakt i saj, tifozeria, media dhe gjithë qytetarët e Shkodrës dhe përtej,  kanë vlerësuar me superlativa Vllazninë. Po e theksoj këtë fakt, sepse shikohet edhe nga ndonjë lojtar  eufori, e cila  më vonë ka pasoja negative. Në qoftë se Vllaznia, nga ndeshja e së dieles kap kuotën e 13-të pikëshit,  i siguron vetvehtes një frymëmarrje për rrugëtimin e gjatë për të siguruar vend nderi……

Fatmir LUGJI – ish futbollist i Vllaznisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img