Saturday, April 20, 2024

Viti i ri 2021 nis me kartolinën e urimit të Vllaznisë kampion!

Lexo

Postimin e parë në këtë ditë të parë të vitit 2021, Veriu Sport preferoi ta nis me një kartolinë urimi që KF Vllaznia bën për ekipet që e mbyllën vitin 2020 me titullin “kampion dimri”.

Padyshim që gëzimi më i madh i sportdashëve shkodranë është suksesi i ekipit të parë, i cili i drejtuar me profesionalizëm nga kroato-gjermani Thomas Brdariç kryeson kampionatin kombëtar të kategorisë Superiore me 26 pikë i shkëputur me 6 pikë më shumë nga vendi i dytë që tashmë i takon Teutës së Durrësit, skuadër e cila me datë 9 janar do të jetë mysafire në “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë të vitit 2021, që sipas radhës i takon java e 13-të e kategorisë Superiore.

Nga ana tjetër, një sukses tjetër po aq i merituar është edhe ai i ekipit të futbollit të femrave, që nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka kryeson kampionatin me 18 pikë të plota, 6 ndeshje-6 fitore duke u kurorëzuar si “kampione e dimrit”.

Në vijim, statistikat tregojnë se në KF Vllaznia kemi edhe dy ekipe kampione dimri. Bëhet fjalë për Vllazninë U-21 me trajner Fatjon Hasani dhe Vllazninë U-19 me trajner Luan Zmijani, të cilët në përfundim të fazës së parë janë në krye të renditjes, respektivisht me 16 dhe 25 pikë.

Urimi, që vjen në këtë ditë të parë të vitit nga Veriu Sport, por edhe nga e gjithë tifozëria kuqeblu, brenda dhe jashtë vendit, është që këto tituj simbolikë “kampionë dimrit” në përfundim të sezonit të zyrtarizohen me trofetë sezonalë duke plotësuar kështu dëshirat e të gjithëve. Një urim, për një Vllazni kampione, duke filluar kryesisht që nga ekipi i parë, titull që i mungon Shkodrës për një periudhë të gjatë kohore dhe në vazhdim, edhe për ekipet e tjerë, përfshirë edhe atë të femrave që duke qënë fitues i të gjitha trofeve të vitit për një periudhë shumë vjeçare, me të drejtë konsiderohet si krenaria e të gjithë shkodranëve.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img