Superliga e Basketbollit Meshkuj-Besëlidhja, fiton thellësisht në transfertë ndaj Partizanit me 35 pikë diferencë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja ka korrur një fitore bindëse në javën e tetë të Superligës në basketboll për meshkuj, teksa në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë ka mundur Partizanin me 35 pikë diferencë. Pikërisht në ndeshjen, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, kjo nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, në fushë ka patur vetëm një skuadër, Besëlidhja e Afrim Bilalit. 21-16 perioda e parë për lezhjanët. 22-20 kundërpërgjigjet Partizani në të dytën dhe lezhjanët në pushim kanë qenë në avantazhin e tre pikëve, 41-38. Diferencat kanë ardhur në dy periodat e dyta, të cilat Besëlidhja i ka fituar me rezultate bindëse. 35-14 e treta dhe në total 76-52. Kurse e katërta 32-19 dhe në përfundim 108-73. Menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar ka ardhur trajneri i Besëlidhjes, Afrim Bilali.

“Këtu ambienti është më ftohtë se sa jashtë. Dhe sa të futeshin në ritëm lojtarët ja lë më tepër ambientit se sa performancës. Për ndeshjen me Partizanin ne kemi punuar gjatë gjithë javës sepse është ekip për t’u vlerësuar. Ka lojtarë me potencial brenda ekipit. Dhe kjo u pa dhe në dy periodat e para realisht. Por që në pushim të ndeshjes folëm për të ndryshuar dy gjëra, të cilat funksionuan si nga ana e mbrojtjes, ashtu dhe e sulmit. Ndaj dhe shkoi ndeshja këtu ku është në këto shifra”, thotë Bilali.

Në ndeshjet e tjera të meshkujve Flamurtari ka mundur Elbasanin, 83-79. Po kështu Kamza Basket ka fituar me Tiranën, 78-76, kurse Teuta ka mundur Fieri Basket, 106-76.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img