Friday, April 26, 2024

Superliga, Vllaznia-Apolonia, të mërkurën ora 16.45 në “Loro Boriçi”, Brdariç dhe Gurishta premtojnë fitore

Lexo

Kuqeblutë kanë privilegjin ta nisin kampionatin kombëtar të futbollit me një ndeshje në shtëpi. Kalendari i FSHF-së ka përcaktuar që sfida Vllaznia-Apolonia e vlefshme për javen e parë të Superliges shqiptare të luhet diten e mërkurë të 4 nëntorit në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45. Në konferencen e shtypit të kësaj pragndeshje organizuar në mjediset e “Loro Boriçit”,  trajneri Thomas Brdariç dhe kapiteni kuqeblu Erdenis Gurishta premtuan fitore që në start të këtij kompeticioni.

Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)

 “Ne, çdo takim e marrim sikur të jetë finale dhe skuadra është e përqëndruar 100 përqind tek Apolonia ku edhe do të shpërthejmë. E di që Apolonia ka ardhë sivjet nga kategoria e parë në Superligë dhe ka qëllimet e veta, por ne jemi të përgatitur që duhet ta shfrytëzojmë këtë rast. Secili rezultat pozitiv të jep kënaqësinë e duhur. Ky është vetem fillimi i sezonit por të mos harrojmë që kemi tre muaj që përgatitemi. Sipas bisedes që kam bërë edhe me lojtarët ato do të lëshohen të gjithë në fushën e lojës për të dhënë më të  mirën e tyre, mandej do ta shohim se si do të jetë rezultati. Duke qënë se është një ndeshje e parë e kampionatit që ka edhe rëndësinë e vetë, do të thoja se unë asnjëherë nuk kam frikë, por gjithmonë duke respektuar kundërshtarin kërkoj fitoren tre pikëshe. Kështu që, një fitore e jona do të jetë shumë e mirë për ne, për publikun, për tifozët, për qytetin, për të gjithë ne.”

Erdenis Gurishta(Futbollist)

“Të përfaqësosh fanelen e Vllaznisë mendoj se është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Ndërsa të jesh kapiteni i këtij ekipi normalisht që është dyfish privilegj dhe dyfish përgjegjësi. Por, unë do të mundohem që këtë detyrë ta mbajë me nder dhe gëzim. Në lidhje me lëvizjet në skuadër mund të them se fillimi është pak i ështirë pasi lojtarët kërkojnë kohën e tyre për t’u ambientuar, por menjdoj se është një Vllazni ndryshe dhe më e mira e viteve të fundit, pastaj do ta shohim gjatë rrugës një gjë të tillë. Unë mendoj se objektivi i Vllaznisë është që t’i marrim ndeshjet një e nga një, pastaj me kalimin e javëve do ta shohim edhe neve veten se ku jemi, por do ta shohin edhe publiku dhe drejtuesit. Sigurisht që bojkoti u zgjatë shumë, është e vështirë edhe për ne futbollistët si dhe për trajnerin, sepse ai ka një plan të caktuar, por jemi munduar ta mbajnë formën sportive me ndeshje miqësore, pamvarësisht se ato janë ndryshe nga ato të kampionatit. Por besoj se gjendja fizike është e mirë e të gjithë futbollistëve duke qënë gati për ndeshjen e parë të kampionatit. Pika më e fortë e ekipit mendoj se është grupi që do ta na sjellë edhe suksesin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img