Tuesday, April 23, 2024

Taulant Stërmasi, vlerësohet nga federata europiane si një nga trajnerët më të mirë të vitit

Lexo

Federata Europiane e Atletikës ka dhuruar çmimin e trajnerit të vitit për Taulant Stërmasin. Arritjet e atletës Luiza Gega së bashku me medaljet e shumta kanë bërë që të spikasë në punën e tij.

Trajnerit Stërmasi u vlerësua me çmimin e madh të “Trajneri të Vitit”. 20 vite punë mes shumë ulje ngritjesh dhe shumë medaljesh të arritura, trajneri Taulant Stërmasi është shpërblyer maksimalisht për punën e tij, nga Federata Europiane e Atletikës.

Taulant Stërmasi:

“Rezultatin ia dedikoj sportistëve të mi kryesisht. Janë ato që kanë bërë të pamundurën për të qenë unë këtu. Sakrifica të mëdha këto 22 vite që unë merrem me këto punë. Po mos të ishin sportistët e mi, rezultat e tyre, do isha thjeshtë një njeri normal në punën e përditshme. Po flasim për nivele shumë të larta të sportit, pasi atletika është një nga sportet më elitare”.

Luiza Gega:

“Jam vërtetë shumë e lumtur për këtë çmim që ka marrë trajneri. Arseyja përse ia dedikoi trajnerit tim të gjithë sukseset e mia është sepse ne kemi punuar bashkë për 15 vite dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjithmonë ka besuar se unë mund t’ia arrij. Kështu që e falenderoj për këtë dhe nuk do isha këtu absolutuisht pa trajnerin”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img