Tuesday, May 7, 2024

Të hënën, ora 19.00, finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia. Memëlli dhe Zguro, kërkojnë që trofeun ta dërgojnë në Korçë

Lexo

Për vetë ecurinë që kanë pasur skuadrat gjatë këtij sezoni futbollistik, finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia evidenton si favorite skuadra shkodrane. Por, finalja është finale dhe të dyja skudrat vijnë si të barabarta përpara 90-të minutëshit të fundit të kompeticionit të Kupës. Ndaj, në këtë këndvështrim, bazuar edhe në formën optimale që skuadra ka aktualisht,  pretendime për fitimin e Kupës së Shqipërisë kanë edhe në kampin korçar.  Në deklaratat e tyre, trajneri Migen Memelli dhe mbrojtësi Vangjel Zguro, kanë besim se do t’ia dalin me sukses për të luajtur si të barabartë me ekipin shkodran, madje me synim par ta çuar trofeun në Korçë.

 Migen Memelli(Trajner i Skënderbeut)

“Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë.  Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.”

Vangjel Zguro(Futbollist i Skënderbeut)

“Erdha në janar te ky ekip me besimin se do të mbijetonte në Superiore. Shumë njerëz nuk kishin besim, e quanin të rënë, mirëpo unë besoja, këta çuna besonin. Bëmë një gjë madhështore, e realizuam objektivin, u bëmë ekipi më simpatik i kampionatit. Këta çuna ia dolën, unë jam krenar që pothuajse të pamundurën e bëmë të mundur. Ndoqëm deri në fund Kupën e Shqipërisë dhe ja ku jemi sot në finale. Tifozët e Skënderbeut, Korça, janë mësuar me trofe në këto 10 vitet e fundit. Unë ju premtoj të gjithë tifozëve korçarë, që kupa do të vijë në Korçë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img