Sunday, May 5, 2024

(Konferenca)-Gurishta: Një nga ëndrrat e mia ka qenë fitimi i trofeve me Vllazninë! Të hënën ora 19.00 finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia

Lexo

Kapiteni i kuqebluve ka një ëndër prej vitesh në sirtar për fitimin e troveve me Vllazninë. Dhe, këtë duket se ai do ta realizojë mbrëmjen e së hënës kur në përfundim të finales së Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, ai të marrë në dorëzim trofeun përkatës.

“Një nga ëndrrat e mia ka qenë fitimi i trofeve me Vllazninë. Jam shumë afër kësaj ëndrre dhe besoj se nesër do të bëhet realitet. Duhet ta meritojmë këtë Kupë, do e tregojmë në fushën e lojës”, thotë shiriti i kuqebuve, Ardenis Gurishta.

Ndërkohë, në vijim ai pranon se çdo ndeshje ka presionin e vet, por që gjithsesi, skuadra është e qetë, pasi është përgatitur t’i shkojë deri në fund. “Besoj se do t’i shkojmë deri në fund duke çuar trofeun. Presioni ekziston, është finale, sidomos për disa nga çunat këtu, por edhe unë i pari. Ka shumë vite që Vllaznia nuk është këtu ku është këtë sezon, nuk kemi arritur finale. Besoj se nesër do të flasë gjithçka për ne. Vllaznia do ta fitojë këtë Kupë, sepse e meriton, kemi bërë një sezon fantastik dhe jemi më lart se Skënderbeu. Kemi hedhur një hap të sigurt për të ardhmen. Besoj se fitimi i Kupës nesër do të jetë diçka pozitive për klubin. Unë me mendjen time jam i bindur te fitimi i Kupës, jam munduar t’ua transmetoj edhe çunave.  Të gjithë duhet të jenë të bindur që Kupa do të vijë në Shkodër.”, thotë Gurishta.

Ashtu si edhe trajneri Brdariç, edhe kapiteni Gurishta shpreh keqardhje pr mungesën e tifozëve. “Unë prisja që ndoshta 30% e stadiumit të hapej. Po e bën gjithë Evropa këtë gjë, e pamë edhe në finalen e Champions League, por qeveria ka vendosur që të mos ketë tifozë. Na vjen keq, sepse ata na kanë përkrahur gjithë vitin, do ishin një armë pozitive për ne. Gjithsesi, ne do të bëjmë gjithçka për të fituar Kupën e Shqipërisë dhe pas ndeshjes do të festojmë me tifozët”, u shpreh kapiteni kuqeblu, ndërsa nuk lë pa komentuar përsëri kampionatin. Dhe, për këtë ai thotë:” Të vjen keq kur mbyllet kampionati në këtë mënyrë, vetëm me golavarazh ta fitojë ekipi kundërshtar. Nuk duhet të bëhemi pishman, sepse kemi bërë një sezon fantastik. Të gjithë e kanë pranuar se Vllaznia ka bërë lojërat më të bukura dhe është fituesja morale e kampionatit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img