Aryna Sabalenka fiton për herë të dytë radhazi Australian Open për femra. 25-vjeçarja nga Bjellorusia ka dominuar finalen e Melburnit kundër kinezes Qinëen Zheng, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 (6-3, 6-2), një sfidë që zgjati 1 orë e 12 minuta.
Ky është Slam-i i dytë në karrierë për Sabalenkën, pas titullit të fituar një vit më parë po në Australi, ndërsa 21-vjeçarja kineze humbet finalen e parë të madhe që luan në karrierë.
Nuk ka histori sfida në Melburn. Aryna Sabalenka dominon finale përballë Qinëen Zheng dhe triumfon në “Rod Laver Arena” me rezultatin 2-0. Nesër në orën 9:30 do të zhvillohet finalja e meshkujve, mes Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev.