Wednesday, February 28, 2024

Teste fizike & seminare teorike, Sektori i Arbitrimit në FSHF mbledh arbitrat e “Abissnet Superiore”

Lexo

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të organizojë më datë 10 dhe 11 janar teste fizike dhe seminare teorike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” në prag të rifillimit të edicionit futbollistik 2023-2024.

70 arbitra dhe asistentë të Kampionatit “Abissnet Superiore” do t’i nënshtrohen fillimisht testeve fizike më datë 10 janar në “Shtëpinë e Futbollit” dhe në të njëjtën ditë do të mbahet edhe një seminar teorik.

Ndërsa më 11 janar gjatë gjithë ditës do të mbahet seminar ku do të ketë edhe një të ftuar special, instruktori i UEFA-s, David Elleray i cili do të ndajë eksperiencën e tij me arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Qëllimi i seminarit teorik është përmirësimi i nivelit të arbitrimit shqiptar, teksa të gjithë arbitrat dhe asistentët do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre, të diskutojnë përmes videove situata të ndryshme të lojës dhe të shkëmbejnë mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Gjithashtu, do të analizohet edhe performanca e tyre gjatë pjesës së parë të sezonit dhe problematikat e hasura gjatë ndeshjeve në dy fazat e para të “Abissnet Superiore”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img