Saturday, July 27, 2024

(Video-Intervista) Ish futbollisti i Vllaznisë, 25 vjeçari Belajdi Pusi, shkëlqen në Azerbajxhan: Mund të rikthehen, kur të jem gati për të ndihmuar skuadrën si titullar

Lexo

Për Belajdi Pusin, futbollistin e dalë nga Akademia Vllaznia, ku edhe u shpall kampion, sezoni futbollistik 2023-2024 e gjen në kampionatin azerbajxhanas duke qënë sulmuesi kryesor i skuadrës Turan Tovuz.

Përvoja e marrë tek Vllaznia e kategorisë Superiore ku për dy vite ishte zëvendësues, dhe më pas titullar tek Skënderbeu ku spikati si golashënues i aftë, i shërbyen atij të shkëlqejë në kampionatin e Azerbajxhanit ku në fazën e parë arritu të shënojë pesë gola.

I gjendur në Shkodër për pushimet e ndërrimit të viteve, Pusi, flet për përvojën që po kalon në Azerbajxhan duke u shprehur i kënaqur për respektin që ka gjetur nga skuadra dhe drejtuesit e klubit.

Ndër të tjera, 25 vjeçari flet edhe për Vllazninë e Superiores ku tashmë është edhe një Pusi tjetër, djali i xhaxhait të tij, Gledian Pusi, një motiv më tepër që ai të ndjek Vllazninë.

Ashtu siç e kemi theksuar edhe në kronikat e tjera të mëparshme, dy Pusët, Belajdi dhe Glediani, janë zbulim i Ferit Pusit, babait të Belajdit, i cili si një trajner pasionant i ekipeve të moshave të zonës së Oblikës ku banojnë “Pusët”, ka nxjerrë jo vetëm djalin dhe nipin e tij, por edhe shumë futbollistë të tjera që tashmë janë pjesë e Vllanzisë dhe më gjërë.

I pyetur për rikthim të mundshëm në kampionatin shqiptar, Belajdi thotë se nisur nga përformanca e mirë në kampionatin azerbajxhanas, klubi i tij po këmbëngul për të rinovuar kontratën.

Megjithatë, sa i takon një mundësie për t’u rikthyer tek Vllaznia, ai është i mendimit se për momentin do të vijojë të rritet profesionalisht jashtë vendit, dhe riveshja kuqeblu do të jetë atëherë kur ai do të jetë në gjendje të kontribuojë të ndihmojë skuadrën e tij të zemrës si titullar, dhe jo një rikthim formal në stol.

(Video) Intervisten e plotë me ish futbollistin e Vllanzisë, Belajdi Pusi, si dhe golat e tij në kampionatin azerbajxhanas, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img