Saturday, May 18, 2024

Tetova: “Ajo që shfaqi skuadra ishte shpirti i madh i lojtarëve, e vetmja rrugë për distancën me Partizanin janë tre pikët”

Lexo

Pas barazimit 2-2 me Teutën në “Niko Dovana”, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV:

“Pjesa e parë ishte për Teutën, na bllokuan, nuk manovruam mirë në mbrojtje për meritë të kundërshtarit. Në pjesën e dytë ndryshuam skemën dhe ndryshoi edhe loja. Në të dytën pati episode loja, si ai i penalltisë. Pjesa tjetër ishte në zotërimin tonë duke qenë të rrezikshëm. Gabuam njëherë në vendosje, penalltia nuk e di a ishte. Ajo që shfaqi skuadra ishte shpirti i madh i lojtarëve.

Nuk mendoj se ndikoi rotacioni pasi të gjithë janë të rëndësishëm. Kemi patur gjithmonë ndryshime dhe s’kemi patur oshilacione. Duhet t’i japim meritë Teutës që na bllokoi lojën.

Ruhet distancë me Partizanin? Po, më vjen mirë që nuk humbëm pasi është 1 pikë e shtrenjtë siç shkoi dhe jam i kënaqur.

Do të rikthehemi javën e ardhshme me Dinamon, do të analizojmë ndeshjen, por e vetmja rrugë janë 3 pikët.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img