Saturday, July 27, 2024

Tetova: “E menaxhuam mirë që në fillim. Rezultat që na kënaq”

Lexo

Egnatia i dha fund serisë me shtatë ndeshje pa fitore në kampionat. Rrogozhinasit u rikthyen te suksesi, teksa mposhtën 1-0 Kukësin. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Ishte një ndeshje që ne e menaxhuam mirë që në fillim. Me atë që dhanë çunat mendoj se ishte rezultat i mirë dhe që na kënaq. Nuk ishte 100% ajo lojë që ne bëjmë gjithmonë. Një pjesë e parë me lojë të mirë, ndërsa pjesa e dytë ishte me më shumë ekuilibër, diçka që e kërkova unë.

Zgjedhjet në fazën e mbrojtjes, ishin vetëm për këtë ndeshje apo për ‘Final Four’? Jo për final four, por po përgatis ekipin për kundërshtarin e radhës. Sot e mbajta ekipin 70 metra dhe poshtë pasi Kukësi kërkonte 3 pikëshin edhe sot si në dy ndeshjet e fundit. Kjo e bëri që Kukësi të binte në grackën tonë.

Në pjesën e parë, disa gabime në pasime…? Janë situata që ndodhin në lojë. Kjo ndodh nga besimi i tepërt ose kur qarkullon topin. Unë u kërkoj lojtarëve të humbin topin derisa të futen në manovër.

Devolli tha që kishte shtrirje në tokë dhe vonesa loje nga ana juaj… Nuk besoj. Kur ka patur kontakte, ka patur faulla disa nuk na janë dhënë. Neve na kanë futur topat në fushat kur kemi qenë në finale. Konstatimi i Devollit nuk është i drejtë.

Duhet të bëjnë kujdes me Egnatian kundërshtarët? Duhet të kenë kujdes pasi jemi pjesë e kampionatit si gjithë ekipet e tjera. Kemi kaluar oshilacione, por edhe siç kemi qenë prodhues kemi patur edhe ndeshje me pikë edhe pa pikë. Ideja është që ekipi duhet të prodhojë përsëri. Nëse nuk e çoj ekipin drejt saj, për mua është problem.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img