Saturday, April 13, 2024

Devolli: “Sot u bëmë shumë të vegjël, nuk sakrifikuam. Duhet të ndryshojmë fytyrë. Besojmë të mbijetesa”

Lexo

Egnatia ka mposhtur minimalisht Kukësin me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Gjithmonë humbja është e dhimbshme. Ajo që s’më pëlqeu sot ishte që u bëmë shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam dhe nuk bëmë ato të ndeshjeve të kaluara. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe. Ndoshta edhe goli i shpejtë na bëri që të biem nga ana psikologjike. As dëshirë nuk pashë sot, se rregull nuk kishte sot është e sigurt. Duhet të ndryshojmë fytyrë duke filluar nga ndeshja e Kupës. Besojmë të mbijetesa. Presim të na kthehet ndonjë futbollist këtë javë pasi kemi mungesa. Që nga nesër nisim punën me seriozitet me detyra dhe rregulla pasi pastaj bëhesh i vogël”.

Ka ndikuar fakti që u bë një presion ultra-ofensiv duke harxhuar energjitë më tepër seç duhet? E kishim përgatitur ndeshjen që kur të humbnim topin mos të humbisnim durimin. Por aty gabuam. Nuk luajtëm me topa diagonal. Salami dhe Beshiraj gjithashtu nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Nuk më pëlqeu pasi nuk kishim grintë apo agrisivitet si me top apo pa. 

Mori masa mirë Egnatia, apo Salami ishte jo në ditën e tij? Pak dita jo e tij, por edhe masat e kundërshtarit. Ata na ndjekin siç i ndjekim dhe ne me video. Salamin e nxorëm, por lëvizjet e tjera nuk ishin ato që punojmë me kombinime. Nuk funksionoi. Nuk ishte lojë efektive, nuk ka mundësi. Ndeshje e Superligës që dukej si e Kategorisë së Dytë, vetëm shtrirje dhe vonesa.

Egnatia shumë e fortë, apo s’ishit ju mirë? Po ta shikosh, Egnatia kishte presion. E kemi kapur 3 herë topin, por nëse nuk tregohesh agresiv… Nëse vetëm 1 të shënohej gol do flisnim ndryshe. Ata ishin në presion.

Kukësi në gjysmëfinale të Kupës, Devolli do ta tentojë triumfin në atë kompeticion? Ne do ja bëjmë hysmetin edhe Kupës dhe mbijetesës. Do eleminojmë gabimet që kemi bërë. Dua dëshirë dhe agresivitet në fushën e lojës. Kjo më mërzit më shumë. Rezultatin e di ai lart, nuk e dimë ne. Ne kemi në dorë të bëjmë gjërat drejtë. Kjo më mërziti më shumë sot pasi nuk i bëmë gjërat drejtë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img