TEUTA-SKËNDERBEU 2-0 (48′ Daci, 56′ Arifi)
Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake mundi 2-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.
Ndonëse “djemtë e detit” krijuan shumë raste në pjesën e parë nuk arritën që të konkretizonin, ndërsa pesë minuta para fundit të këtij fraksioni, portier Alia la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi ndali me dorë një top jashtë zonës së tij.
Në pjesën e dytë, Daci arrit që të shënojë golin e avantazhit në të 49-ën. Teuta ia doli që të gjente pas 8 minutash edhe golin e dytë, këtë herë me Arifin, që I dha qetësinë skuadrës së tij.