Monday, April 29, 2024

Teuta ‘likuidon’ Skënderbeun dhe kalon turin në Kupë

Lexo

TEUTA-SKËNDERBEU 2-0 (48′ Daci, 56′ Arifi)

Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin në çerekfinalet e  Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake mundi 2-0 Skënderbeun në “Niko Dovana”.

Ndonëse “djemtë e detit” krijuan shumë raste në pjesën e parë nuk arritën që të konkretizonin, ndërsa pesë minuta para fundit të këtij fraksioni, portier Alia la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi ndali me dorë një top jashtë zonës së tij.

Në pjesën e dytë, Daci arrit që të shënojë golin e avantazhit në të 49-ën. Teuta ia doli që të gjente pas 8 minutash edhe golin e dytë, këtë herë me Arifin, që I dha qetësinë skuadrës së tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img