VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI (Balaj (P) 28′, Mala 30′, Alivoda 40′, Boshnjaku 77′)
Vllaznia është skuadra e radhës e cila siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë mundën 4-0 Flamurtarin në “Loro Boriçi” më një përballje ku të besuarit e Qatip Osmanit ishin dominues dhe e kërkuan më tepër biletën për në raundin tjetër.
Golat për shkodranët në pjesën e parë u shënuan nga Balaj, Mala, Alivoda. Duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0.
Në pjesën e dytë ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur këtë duel. Kështu Vllaznia tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në çerekfinale.