Wednesday, May 1, 2024

Teuta-Vllaznia, të shtunën ora 18:00 në “Niko Dovana” dueli tejet luftarak, ku fitorja është detyrim për të dyja skuadrat

Lexo

Teuta-Vllaznia është një nga sfidat e javës së 32-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në “Niko Dovana” në orën 18:00.

Dy ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët që janë shumë të rëndësishme për objektivat e klubeve. “Djemtë e Detit” luftojnë për t’iu larguar sa më shumë “Play-Out”,ndërsa nga krahu tjetër shkodranët duan të “blindojnë” vendin e dytë.

Nëse shikojmë 5 ndeshjet e fundit në kampionat të dy ekipeve,durrsakët e Edi Martinit ia kanë dalë të sigurojnë 9 pikë,kundrejt 5 pikëve të shkodranëve. Në këtë pikë duken se “djemtë e detit” janë favoritë për të fituar këtë sfidë,pasi ekipi i Qatip Osmanit ka 4 ndeshje pa fitore.

Por nëse shikojmë statistikat e përballjeve direkte mes tyre Vllaznia është dukshëm favorite. Shkodranët ia kanë dalë të fitojnë të 3 përballjet e këtij sezoni kundër durrsakëve. Në këtë mënyrë Vllaznia ka marrë 3 fitore,plotë 9 pikë kundrejt Teutës. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditën e shtunë dhe nëse kuqeblutë do të rikthehen te fitorja në kampionat dhe të triumfojnë për të 4 herë ndaj Teutës,apo “djemtë e detit” do të marrin 3 pikët e para ndaj shkodranëve.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img