Friday, May 24, 2024

Java e 32-të e Abissnet Superiore, luhet për “Final Four” & për objektivin mbijetesë

Lexo

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Dy takimet e para do të zhvillohen në orën 15:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, Erzeni do të përballet me Tiranën, një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Kukësi – Skënderbeu, në stadiumin “Kukës Arena”.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 32-të do të zhvillohen të shtunën. Takimi i parë i ditës do të jetë, Laçi – Egnatia që do të luhet në stadiumin e Laçit, në orën 15:00. Bardhezinjtë do të kërkojnë triumfin e radhës, ndërsa rrogozhinasit janë vetëm një fitore larg për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Në orën 18:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 32-të. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të presë Vllazninë, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img