Friday, May 3, 2024

Tirana-Kastrioti 1:0, pikë të rëndësishme për bardheblutë, por ka tension në fushën e lojës

Lexo

1 me 0 në favor të skuadrës bardheblu ka përfunduar ndeshja Tirana-Kastrioti, takim ky i luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit. Një sfidë kjo aspak e lehtë për tu fituar nga skuadra kryeqytetase, përballë një Kastrioti që kërkonte patjetër pikë. Tirana, në fakt nuk është paraqitur në nivelin e saj më të mirë, por gjithësesi ka mjaftuar goli i shënuar me kokë nga Hoxhallari në minutën e 78-të për t’i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi. Ka qënë pikërisht momenti i golit të shënuar nga Tirana që ka shkaktuar jo pak tension në fushën e lojës. Kjo, pasi në kampin krutan kanë pretenduar se nuk është respektuar Fair Play duke bërë që të ndizen gjakrat, ku protogonist i kësaj revolte në mund ta quajmë kështu ka qënë tekniku Ndreu i Kastriotit. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 53 pikëve, një pikë pas Vllaznisë, e cila humbi the në “Elbasan Arena” me Kukësin. Ndërkohë, kjo humbje për Kastriotin rëndon akoma më shumë pozitat në tabelën e klasifikimit, pasi tashmë diferenca me skuadrat e zonës së kuqe të mbijetses është fare e vogël.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img