Saturday, May 11, 2024

Tirana mposht Dinamon dhe ruan distancën me rivalët

Lexo

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 derbi i kryeqytetit. Ka qenë pikërisht kjo sfidë që e rikthen Tiranën te fitorja. Pas barazimit me Vllazninë, bardheblutë kanë marrë tre pikët kundër Dinamos, duke shkuar tashmë në +6 pikë nga Kukësi i vendit të dytë. Dueli është vendosur në minutën e 69, atëherë kur Redon Xhixha tund rrjetën pas një pasimi nga Taulant Seferi.

Portieri Simoni pësoi sot golin e tij të parë në “Abissnet Superiore“. Pas tre takimeve titullar ku e ka mbajtur rrjetën të paprekur, 17-vjeçari i dinamovitëve sheh për të parën herë topin të kalojë vijën fatale. Tirana fundos “nëndetësen”, e cila nuk përfiton nga humbja e Skënderbeut për t’u shkëputur prej tij në tabelën e renditjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img