Sunday, April 28, 2024

Tritol pranë banesës së Presidentit të FSHF-së Armand Duka, nuk ka dëme në njerëz

Lexo

Mbrëmja e së hënës regjistruar një ngjarje të rëndë në qytetin e Durrësit, me të cilën lidhet Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Bëhet fjalë për një shpërthim lëndë plasëse tritol pranë banesës së kreut të institucionit të FSHF-së, ngjarje që ka tronditur komunitetin e lagjes 4 ku banon zoti Duka, dhe në përgjithësi të gjithë opinionin shqiptar, sidomos ai sportive.

Nga sa bëhet e ditur, në momentin e shpërthimit presidenti Duka ka qënë duke ndjekur derbin e kryeqytetit, Dinamo-Tirana, ndërkohë që në banesen e tij private kanq qënë bashkëshortja dhe djali i tij. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka dëme në njerez, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka  gjatë një prononcimi për mediat është shprehur për ngjarjen në fjalë. “Në banesë ka qënë djali dhe gruaja, uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime në njerëz, porta është largnga banesa por ka qënë shpërthim i madh. Kamerat kanë filmimin e personit që ka hedhur dinamitin. Një person me kapuç ka vënë dinamitin”, tha Duka në prononcimin për mediat.

Deri më tani nuk dihen motivet, ndërsa policia ndodhet në banesën e Dukës dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img