Thursday, April 18, 2024

“Tirana nën presion, Partizani nuk ka çfarë të humbasë”, analiza e Cungut: Ja pse po vuan Vllaznia

Lexo

Gara në kampionatin shqiptar sa vjen e bëhet më interesante. Partizani mundi 3-1 Kukësin, ndërsa Tirana komplikoi rrugën drejt titullit pasi pas humbjes 2-1 me Teutën, kryeson me vetëm 2 pikë më shumë se të kuqtë. I ftuar në Sport News në News 24  trajneri i njohur, Armando Cungu, i cili analizoi situatën aktuale, duke u shprehur: 

“Me humbjen e Tiranës në Durrës, bardheblutë e futën veten në stres. Besoj se titulli do të ndahet mes këtyre ekipeve. Nuk përjashtohet asgjë, pasi futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza. Presioni është te Tirana. Partizani, kur ishte -5 pikë, ishte e vetëdijshme për pozicionin që ka dhe mund të kënaqej me vendin e dytë. Partizani ka anën psikologjike më mirë. Unë mendoj se 60 përqind ose 70 përqind e vendos derbi titullin.

Partizani nuk ka çfarë të humbasë. Të kuqtë do e provojnë, po u doli, u doli. Ekipi i Colellas po tregohet i madh, pasi ishte -5 pikë në 5 ndeshje nga fundit. Në derbi, forca sulmuese e Tiranës do të jetë e zbutur.

Mungesat për shkak të ndëshkimeve? Nuk i kuptoj lojtarët si mund të bëjnë veprime të tilla para një derbi shumë të rëndësishëm, para një ndeshje që mund të vendosi titullin kampion.

Një barazim për Tiranën do ishte i mirë. Duhet të di kalendarin. Di që Partizani luan ndaj Vllaznisë dhe nuk do jetë e lehtë. Në këtë kampionat në përballjet direkte me të kuqtë, ka qenë mirë Vllaznia.

E çuditshme sesi Teuta e ka mundur këtë sezon Tiranën. Teuta ka qenë një mace e zezë për bardheblutë.

Vllaznia nuk ka stabilitet. Shkodranët kanë një moment jo. Ky moment po vazhdon si tepër. Europa? Rreziku është shumë i madh” – deklaroi Cungu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img