Saturday, July 27, 2024

Tirana rikthehet te fitorja, Kukësi ndalet te tranversa

Lexo

TIRANA 1-0 KUKËSI (88′ Abazaj)

Tirana mundi Kukësin 1-0 në “Air Albania”, takim ky i vlefshëmpër javën e 31-të në Superiore. Tentativa e parë serioze e takimit erdhi në minutën e 10-të, atëherë kur Beshiraj vendosi në provë portierin Abdullahu. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Në minutën e 17-të, verilindorët shpëtuan nga pësimi i një goli, teksa portieri Tafas i tha jo Patrick-ut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e  Abazaj, në minutën e 88-të.

Me këtë rezultat, Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 26 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img