Saturday, July 27, 2024

Tirana shkarkon Julian Ahmatajn

Lexo

Humbja në derbi ka sjellë largimin e trajnerit

Tirana shkarkon Julian Ahmatajn. Klubi bardheblu ka bërë lëvizjen më të fundit pas humbjes 2-1 në derbi përballë Partizanit të premten. Burime të sigurta pranë klubit kryeqytetas kanë bërë të ditur për RTSH Sport se Ahmataj është shkarkuar nga posti i trajnerit dhe se me shumë mundësi do ti besohet roli i drejtorit teknik.

Sipas këtyre burimeve, momentalisht po diskutohet për emrin e trajnerit të ri, i cili do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Tirana aktualisht ndodhet në vendin e katërt në klasifikim me 34 pikë, me 9 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje, 42 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img