Friday, April 26, 2024

Tjetër fitore e MFC Panthers, mund BTL në transfertë, 1-4. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani kryeson kampionatin “Sunday League” me 21 pikë

Lexo

BTL-MFC Panthers 1-4

Shënues: K. Sinanaj 20’/Asar Bashi 30’), Albert Mila(40’, 50’), Valdano Nimani 55’

Kampionati i futbollit amator 9×9-“Sunday League”, vazhdon të dominohet nga skuadra shkodrane, MFC Panthers. Ekipi i drejtuar nga ish futbollisti kuqeblu, Fatmir Axhani ka regjistruar fitoren e radhës këtë javë, duke mundur thellësisht në transfertë ekipin BTL.

1 me 4 në fafor të MFC Panthers ka përfunduar kjo ndeshje e luajtur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka shfaqur më shumë rivalitet. Madje kanë qënë vendasit e ekipit BTL që kanë shënuar të parët, kur futbollisti i tyre Sinanaj kalon në avantazh ekipin e tij në minutën e 20-të.

Futbollistët shkodranë të MFC Panthers nuk pajtohen me disavantazhin dhe vazhdojnë të sulmojnë duke ushtruar presion në portën kundërshtare, ku pas dy shtyllave të njëpasnjëshme vjen edhe goli i barazimit shënuar nga Asir Bashi në minutën e 30-të. Në këtë mënyrë, pjesa e parë përfundon në barazim 1-1, ndërkohë që pas pushimit mes dy pjesëve, djemtë e drejtuar nga Fatmir Axhani dominojnë në të gjithë drejtimet.

Me autoritetin e skuadrës kryesuese të kampionatit, ku në gjashtë ndeshje, kanë realizuar gjashtë fitore, futbollistët e Panthers shpërthejnë duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Protagonist i pjesës së dytë është Albert Mila, ndër golashënuesit më të mirë, jo vetëm të MFC Panthers por të gjithë kampionantit, i cili në harkun kohor të dhjetë minutave e dy herë topin në rrjetën kundërshtare, përkatësisht në minutat 40-të dhe 50-të. Në këtë mnnyrë, rezultatin shkon në shfrat 1 me 3 për skuadrën shkodrane. Ndërkohë, për për golin e katërt dhe të fundit që vulos fitoren e thellë të Panthers 1-4 ka menduar Valdano Nimani, i cili me një gjuajtje perfekte nga distanca të minutës së 55-të bën që topi i goditur prej tij të përfundojë në rrjeten e portës kundërshtare BTL.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img