Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndërron jetë Fatjon Bunjaku, 22 vjeçari i AF Elbasani dhe i kombëtares së Kosovës U21

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin kosovar dhe atë shqiptar,Fatjon Bunjaku ish-futbollist i Kosovës U21 ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti automobilistik mbrënjen e djeshme në moshën 22-vjeçare.

Bunjaku i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasanit konsiderohej një futbollist me perspektivë dhe një nga talentet që po ndërtonte karrierën e tij në futbollin profesionist.

Gjatë viteve të fundit ai kishte luajtur për disa skuadra në Kosovë,ndërsa kishte veshur edhe fanellën e përfaqësueses U21 të Kosovës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin sportiv.

Klube futbollistë trajnerë dhe tifozë kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi duke kujtuar jo vetëm cilësitë e tij si lojtar por edhe karakterin e tij si njeri.

Humbja e një sportisti në një moshë kaq të re është një goditje e rëndë për futbollin,ndërsa ëndrrat dhe ambiciet e tij mbeten të ndërprera në mes.

Fatjon Bunjaku do të kujtohet për përkushtimin pasionin dhe dashurinë që tregoi për futbollin në çdo skuadër ku luajti.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh te familja,miqtë dhe gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes Bunjaku të afërmve dhe mbarë komunitetit sportiv,kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img