Saturday, April 20, 2024

Trajneri i Partizanit Daja: Ndeshja me Vllazninë vlen njësoj sa derbi i kryeqytetit, kërkojmë fitoren

Lexo

Për trajnerin e Partizanit Ilir Daja përballja e së dieles me Vllazninë vlen njësoj si derbi i kryeqytetit, ndaj kërkon nga skuadra që ai drejton të marrë patjetër tre pikëshin në këtë sfidë, gjë që nëse ndodhë, sipas tij rihapet sërishmi lufta për titull.

“Përballemi me Vllazninë që është në vend të parë. E ka merituar gjithçka, qoftë me lojë, qoftë me rezultate. Është një sfidë radhe, që ka vlerën e tre pikëve, njëlloj si sfidat që kaluam, derbi dhe ndeshja me Teutën që renditej në një pozicion me ne. Duhet të futemi në fushë për të fituar, por pa doza emocionale. E dimë që motivimi do të jetë i duhuri, por duhet të në udhëheqë logjika për të shkuar drejt tre pikëve. Nga ndeshja e parë ka kaluar një fazë, u mundëm në minutat e fundit. Pjesën e parë nuk bëmë një ndeshje të keqe. Kur loja po shkonte drejt barazimit dhe në momentin tonë më të mirë erdhi ai gol. Kemi punuar gjithë javës dhe jemi shtuar gjatë kësaj periudhe. Jo të gjithë do jenë gati për nesër. Kemi stabilitet dhe moral të mirë, pasi kemi fituar dy ndeshje dhe barazuam në Durrës, ndjehemi mirë psikologjikisht dhe në komponentët e tjerë. Këto janë ndryshimet nga ndeshja e parë”, tha tekniku i të kuqve në prag të kësaj ndeshje.

Duke folur konkretisht për Vllazninë, Daja tha:”E kemi trajtuar këtë ndeshje bashkë me grupin, kundërshtari duhet vlerësuar drejt. Kjo ndeshje është si të tjerat e kampionatit, pavarësisht se luajmë me kryesuesit e kampionatit dhe një hap fals do të bënte të largoheshim nga pretendimet madhore. Besoj se motivimin në nivele optimale, pa kaluar në momente frenimi. Doza e shtuar emocionale prish manovrën dhe ekuilibrin. Futbolli luhet 95 minuta, duhet vlerësuar ndeshja nga fillimi në fund njëlloj. Besoj se kemi kontingjentin e duhur për të freskuar ekipin pa prishur ekuilibrat në fushë. Mendoj se kemi më shumë mundësi që edhe në minutat e fundit të bëjmë më të mirën, sikurse ndodhi edhe në ndeshjen me Teutën. Edhe me një lojtar më pak në fund kishim mundësi për të shënuar dhe për të marrë tre pikët. Kjo duhet të vazhdojë dhe mendoj se do të jetë prezente edhe kundër Vllaznisë”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ili Daja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img