Friday, April 26, 2024

Trajneri i Vllaznisë nuk e njeh skuadrën dhe kampionatin! Analiza e Shkëlqim Muçës për kuqeblutë dhe javën e 32-të të Superiores

Lexo

Në analizën që specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça, i bën javës së 32-të të kategorisë Superiore, ndër të tjera ndalet edhe tek Vllaznia, ku sipas tij ndërrimi i trajnerit nuk rezultoi pozitive për skuadrën kuqeblu.

 “Ndërrimi i trajnerit ndikon, nuk njeh skuadrën, nuk njeh kampionatin, kjo është kosto. Kur ndryshon trajnerin, mund të marrë edhe për mirë, por mer edhe për keq. Kështu ndodhi me Vllazninë, pësoi atë gol në momentin e fundit, është një hap i gabuar”, tha Muça gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH ku ai është në cilësinë e të ftuarit të përhershëm.

Ndërkohë, duke folur për ekipet e tjera, Muça ndalet edhe tek humbja e bardhebluve. “Ishte një ndeshje e çuditshme, sepse Tirana ishte shumë e karikuar, ndërsa Teuta pothuajse nuk ekzistonte, në pjesën e parë nuk gjuajti asnjëherë në portë. Tirana humbi shumë raste. Në pjesën e dytë Tirana përsëri e nisi mirë, shënoi dhe gol, më pas humbi përqëndrimin dhe e humbi totalisht, kjo dhe për meritë të Teutës që u rrit. Në pjesën e dytë durrsakët treguan shumë ngrint, e fituan me meritë”, tha Muça për këtë ndeshje.

Sa i përket fitores së Partizanit, Muça tha se “Partizani nuk e nisi keq ndeshjen me Kukësin. Ashtu siç pritej, kishte kontrollin e lojës, por pësoi një gol, gjëra që ndodhin. Aty tregohet ekipi i mirë, kur reagon dhe kthen rezultatin. Tani Partizani ka një tjetër frymë me Tiranën se ka gjithçka në dorë, ndryshe ishte kur diferenca ishte pesë pikë”.

Për Muçën, Egnatia tashmë është një skuadër e konsoliduar, nuk përbën më lajm. Ka optimizëm, është aty ku dëshironte të ishte. Është një skuadër që e ka konsoliduar emrin në këtë kampionat. Janë në garë edhe në Kupë, kanë ndeshjen e dytë me Vllazninë.

Në syrin e analistit Muça, Laçi në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje të mirë, por barazimi këtë javë me Erzenin ishte një hap i gabuar. Sipas tij, kurbinasit, duhet ta kishin administruar më mirë ndeshjen, sepse tri pikë do e kishin ngjitur më shumë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img