Tuesday, May 14, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot dy çerekfinalet e radhës: Erzeni-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia

Lexo

Pas dy çerekfinaleve të para të luajtura ditën e djeshne, Kukësi-Partizani 0-1 dhe Teuta-Tirana 0-0, ditën e sotme do të luhen dy çerekfinalet e tjera të Kupës së Shqipërisë. Do të luhet në të njëjtën orë në Rrogozhinë dhe Laç, ku në fushë do të zbresin Erzeni,Vllaznia,Laçi dhe Egnatia që do të tentojnë fitoren për të qenë më afër gjysmëfinales së Kupës.

Shijakasit, që tashmë kanë në pankinë Skerdi Bejzaden, një ish futbollist të Vllaznisë,  presin shkodranët në “Egnatia Arena” me kuqeblutë e Qatip Osmanit që janë favoritë në këtë përballje.

Ndërkohë kurbinasit do të duelojnë me rrogozhinasit në stadiumin e Laçit. Si bardhezinjtë e Mirel Josës ashtu edhe “djemtë” e Edlir Tetovës do të luajnë vetëm për fitoren dhe nuk ju lejohen hapa fals në këtë sfidë.

Që të dyja ndeshjet e sotme çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të nisin në orën 13:30.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img