Friday, March 29, 2024

Tre golat ndaj Korabit, intervistë me personazhin kryesor në qytetin e Burrelit, shkodranin Donat Toma

Lexo

Tre golat e shënuar në mesjavë në sfidën më të rëndësishme të javës së gjashtë, Burreli-Korabi që i dhanë fitoren matjanëve me rezultatin 3 me 0 e kanë shndërruar Donat Tomën në personazhin kryesor të qytetit të Burrelit duke e konsideruar me të drejtë si “heroi” i ndeshjes. Dy ditë pas ndeshjes, 23 vjeçari nga Shkodra i dalë nga Akademia Vllaznia, që përpara se të mbërrinte në Burrel, është aktivizuar në skuadrat veriore, si Veleçiku dhe Tërbuni, dha një interviste ekskluzive për Veriu Sport, gjatë së cilës thekson se ndjehet shumë i lumtur për golat e tij personal, si dhe fitoren që i mban ato në krye të renditjes si pretendent për kualifikimin në kategorinë Superiore.

Donat, tre gola personal, njëri më i bukur se tjetri në një sfidë të rëndësishme rivalësh që vendosen fatin e takimit, nuk ndodhë shpesh në një ndeshje futbolli. Është me interes të dimë se si i përjetuat ju personalisht?

Goli i parë erdhi mjaft shpejt dhe kjo na bëri që ta marim ndeshjen sa më qetë dhe pastaj erdhi edhe goli i dytë dhe i treti. Por, këto gola janë të pa përshkrueshem nga emocionet, realisht nuk e di si ta përshkruaj atë që kam ndjerë kur shikojë se topat po shkonin në rrjetën kundërshtare dhe ekipi dhe qyteti po gëzonte për fitoren, pasi fatmirësëisht takimi po transmetohej drejtpërdrejt në Televizionin “Mati TV”.

Keni ndonjë detikim të veçantë për golat e shënuar?

Së pari, golat ia dedikoj familjes time që më kanë mbështetur në çdo ditë, duke i pasur afër në të mirë dhe të keqe. Por, natyrisht detikimi shkon edhe për gjithë tifozërinë matjane, trajnerin Samuel Nikaj dhe gjithë stafit, sepse kanë bërë një punë të palodhshme për të arritur deri këtu dhe na pret një rrugë e gjatë në vazhdim.

Toma, Dyca, Raboshta, Beci, Vecaj në fushën e lojës, së bashku me trajnerin Samuel Nikaj, 6 shkodranë pjesë e rëndësishme e ekipit të Burrelit, si ndjeheni në këtë qytet?

Natyrisht, që kjo i bën edhe shkodranët krenar nëse vazhdojmë të kemi sukses me këtë ekip. Ndërsa, në qytetin e Burrelit ndjehemi si me qënë në shtëpinë tonë, padyshim një pritje mjaft e mirë dhe e vlersojmë shumë këtë pritje të ngrohtë matjane në përgjithësi.

Ka ndryshuar diçka tek Donat Toma pas kësaj ndeshje në aspektin personal, ku padyshim që mesazhet uruese kanë qënë të panumërta?

Mendoj se kjo më jep motiv edhe më të madh që të punoj edhe më shumë dhe të shënoj edhe shumë gola të tjerë deri në fund të kampionatit. I falenderoj të gjithë ata që më uruan për golat, janë një numër mjaft i madh, i falenderoj edhe një herë nga zemra të gjithë papërjashtim dhe i premtoj se do t’i gëzoj përsëri me gola të tjerë me uniformën e Burrelit!

Në fillim të sezonit, në opinionin sportiv, nuk jeni konsideruar si favorit për kualifikimin në Superiore, ndërkohë që paraqitjet dinjitoze në këto javë e kanë fokusuar Burrelin si pretendent serioz për vendin e parë në grup. Mendoni se jeni realisht pretendent për në Superiore?

Pavarësisht se të gjithë nuk na kanë vlerësuar që nga fillimi, ne kemi ardhë për të vetmin qëllim, arritjen e suksesit të Burrelit duke e kualifikuar në Superiore. Për këtë kemi punuar shumë, dhe fatmirësisht, kjo po shpërblehet me rezultate të mira dhe tani besoj se edhe opinioni janë bindur se Burreli është për Superiore këtë vit!

Objektivin Superiore e synojnë edhe Beslidhja, Korabi dhe Dinamo, cilen nga këto e shikoni si më të vështirë për ta kaluar?

Mendoj se të tre ekipet janë rivale të forta konkuruese, por besoj se Burreli e ka forcën dhe të gjitha mundësitë të dalë në Superiore.

Dhe, në mbyllje, ndeshja e radhës, të dielen në transfertë përballë Erzenit, me çfar objektivi udhëtoni?

Festa e fitores ndaj Korabit të mërkurën është lënë pas. Paraditen e së enjtes, trajneri Nikaj së bashku me drejtuesit e klubit dhe të Bashkisë, në takimin që patëm me to na kanë kërkuar të përqëndrohemi tek ndeshja e radhës ku patjetër shkojmë për fitore. Dhe, nëse kërkojmë të bëjmë realitet premtimin që I kemi bërë tifozëri matjane për ta kaluar Burrelin në Superiore, me këtë objektiv të fitores do të futemi në çdo ndeshe, brenda dhe jashtë fushës tonë.

Ju faleminderit Donat, suksese në prizmin personal dhe ekipit në tërësi!

Faleminderit nga ana juaj dhe portalit Veriu Sport që po na mbështet në rrugëtimin tonë të kampionatit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img