Trofeu i tretë radhazi për Egnatian, presidenti Agim Demrozi: Kjo skuadër është krijuar për të fituar. Shkojmë në grupet e Kupave të Europës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka folur për RTSH menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Dinamos, që kurorëzoi kampione të Shqipërisë skuadrën e tij për të tretin vit radhazi.

Numri një i skuadrës rrogozhinase është shumë i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në Final 4 dhe premton se këtë sezon Egnatia do të kualifikohet në fazën e grupeve në Kupat e Europës.

“Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit.

U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës. Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”, tha mes të tjerash Demrozi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img