U mund me përmbysje nga Real Madrid 1-2, trajneri i Bayern, Tuchel: Kjo humbje dhemb

Trajneri i skuadrës bavareze ka komentuar disfatën në “Bernabeu”

Thomas Tuchel, trajneri i Bayernit, ka folur për DAZN duke komentuar disfatën në “Bernabeu”, që solli dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve: “Kjo humbje dhemb. Do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Sigurisht, është e vështirë ta pranosh. Është pjesë e realitetit. Por nga ana tjetër, kishte shumë dëmtime, disa zëvendësime, shumë ngërçe”.

“Ne filluam me një katërshe përpara dhe në fund ata ishin të gjithë jashtë fushës. Dhe pastaj Manu, i cili kishte qenë i jashtëzakonshëm duke na shpëtuar gjithë natën, bëri një gabim që nuk do ta bënte në 100 vjet të tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu