Thursday, April 25, 2024

Universiteti “Luigj Gurakuqi” mbyllë aktivitetin sportiv të festave të nëntorit, shpallen fituesit

Lexo

Shoqata Sportive e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“, mbylli sot aktivitetin sportiv dy ditor në kuadër të festave të Nëntorit. Ashtu si edhe në ditën e parë, atë të së enjtes, ekipet sportive pjesëmarrëse të fakulteteve të USH-së konkuruan sërishmi në tre disiplina: volejboll femra, basketboll meshkuj dhe minifutboll meshkuj. Por, në ndryshim nga dita e parë, sot ballafaqimet ishin në cilësinë e ndeshjeve gjysëmfinale dhe ato finale për të përcaktuar fituesit.

Të pranishëm në aktivitet ishin Rektorja e Universitetit te Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ Prof. Dr. Suzana Golemi, Presidenti i Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit prof. As.Dr. Fatmir Vadohej si dhe pedagogë e studentë.

Sipas programit të ditës së dytë, pas dy ndeshjeve gjysmë finale të volejbollit dhe basketbollit u realizua një ndeshje miqësore ndërmjet pedagogëve të Universitetit në volejboll.

Të pranishëm në aktivitet gjithashtu ishte edhe grupi i valleve të shoqëruar nga pedagogu Aldo Nika. Ata performuan për të përshëndetur zhvillimin e këtij aktiviteti.

Ndeshjet finale u zhvilluan në një atmosferë të hareshme sportive. Në volejboll femra në finale u ndeshën ekipet e Fakuktetit te Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Fitues u shpall fitues ekipi përfaqësues i FSHE-së.

Në basketboll meshkuj u ndeshën ekipet e Fakultetit te Shkencave te Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Fitues u shpall fitues ekipi përfaqësues i FSHE-së.

Në minifutboll meshkuj u ndeshën ekipet e Fakuktetit te Shkencave te Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Fitues u shpall ekipi përfaqësues i FSHN-së.

Rezultatet e takimeve ishin këto:

Volejboll Femra

Gjysmëfinale

FGJH 6-25 FSHN

FSHE 25- 13 FE

Finale

FSHE 25- 13 FSHN

Basketboll Meshkuj

Gjysmëfinale

FGJH 25-32 FSHN

FSHE 25- 18 FE

Finale

FSHN 26- 29 FSHE

Minifutboll Meshkuj

Gjysmëfinale

FE 3-6 FSHN

FSHE 5- 4 FGJH

Finale

FSHE 1-2 FSHN

Finalizimi i aktivitetit u përshëndet nga Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, e cila i falenderoi studentët pjesëmarrës si dhe organizatorët e aktivitetit sportiv për organizimin shumë të mirë. Ajo i ftoi studentët që të vazhdojnë e të gjallërojnë jetën e tyre universitare në tërësi dhe atë sportive gjithashtu.

Në përfundim të aktivitetit për studentët që u shpallën si lojtarët më të mirë të disiplinave si dhe ekipet fituese u shpërndanë çertifikata.

Ekipeve të cilët u shpallën fitues të vendeve të para, iu dorëzuan kupat përkatësisht nga Rektorja e Universitetit Prof. Dr. Suzana Golemi, nga Presidenti Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu si dhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof. As. Dr.Fatmir Vadohej.

Gjithashtu Presidenti i Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu i dorëzoi një çertifikatë mirënjohjeje Shoqatës Sportive Studentore “Luigj Gurakuqi” si model i përfaqësimit në Kampionatet Universitare si dhe në organizimin e aktiviteteve sportive pranë këtij Universiteti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img